Showbiz

Reperi i njohur shqiptar bën paralajmërimin për mbrëmjen e sotme!

Shkruar nga Liberale
Reperi i njohur shqiptar bën paralajmërimin për mbrëmjen e

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Tashmë kanë kaluar disa muaj nga publikimi i këngës së tij të fundit “A M’DON” dhe duket se këtë kohë përveç pushimeve, reperi ka punuar edhe për projektet e reja. Shumë shpejt do të publikohet kënga e tij e re e këtë na e ka treguar me një video të postuar në Instastory, ku na ka zbuluar edhe një pjesë të këtij projekti.

Duket se edhe ky klip i tij do të jetë i veçantë, pasi i ka kushtua kujdes të madh mënyrës së realizimit. Kënga e re do të publikohet ditën e sotme nëorën 20:00 dhe këtë na e ka treguar vetë reperi me një foto të postuar në Instastory nga një pjesë e klipit, ku duket mbi një tank me një kallash në dorë, gati për sulm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH