Showbiz

Reperi i njohur i futet botës së futbollit, bëhet drejtor teknik

Shkruar nga Liberale
Reperi i njohur i futet botës së futbollit, bëhet drejtor teknik

Përveç pasionit të madh për muzikën, artisti i njohur nga Mitrovica, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin e artit Mc Kresha, ka një pasion të madh edhe për futbollin.

38-vjeçari nisi ditë më parë një kurs për trajner në Shkodër. Dhe ia doli të merrte licencën e UEFA C.

Mc Kresha ka tashmë të drejtën të aplikojë për UEFA B. Ndërkohë, sot është bërë pjesë e një klubi dardan.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix. Si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral.

E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu. Zyrtarizimi behet ne ditët ne vijim”, lexohet në postimin e FC Phoenix-Banjë. Klub që garon në divizionin e dytë të futbollit të Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH