Aktualitet

Rënie për monedhat e huaja edhe gjatë fundjavës! Banka e Shqipërisë: Dobësimi i Euros dhe ndikimi në sektorin bankar

Shkruar nga Liberale
Rënie për monedhat e huaja edhe gjatë fundjavës! Banka e

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë në terma vjetorë, norma e rritjes së bilancit u ngadalësua në 3.2%.

Gjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti, bilanci i sektorit bankar u tkurr lehtë, nga efekti statistikor i mbiçmimit të kursit të këmbimit të lekut dhe dobësimi i ndjeshëm i Euros.

Dobësimi i monedhës europiane dhe monedhave të tjera kryesore të huaja ka vazhduar në tregun valutor gjatë fundjavës. Më konkretisht 1 Euro blihet me 105.2 Lekë, ndërsa shitet me 105.9 Lekë.

Duke qenë se rreth 1/2 e bilancit të sektorit bankar përbëhet nga instrumente të denominuara në valutë, efekti statistikor i mbiçmimit të Lekut ndaj valutave kryesore gjatë periudhës së 6-mujorit të parë ka qenë i konsiderueshëm. Vlera në lekë e aktiveve ra me rreth 13 miliardë Lekë ose me 1% gjatë periudhës Janar-Qershor duke shënuar 1,863 miliardë lekë në fund të muajit Qershor 2023.

Kontributin kryesor në rënien e aktiveve e ka dhënë tkurrja me rreth 30 miliardë lekë e “veprime me thesarin dhe ndërbankare”, ndërkohë që stoku i kredisë u pakësua me 3 miliardë Lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht dobësimit të Euros, por dhe disa valutave të tjera gjatë muajve të fundit, veprimtaria e sektorit bankar është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme duke mbështetur ekonominë me financim.

Sipas Bankës së Shqipërisë kufijtë e këtyre vlerave do jenë përgjithësisht normaliteti i ri i monedhës europiane në tregun valutor.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH