Aktualitet

Rënia e suvasë te Pediatria dhe lëndimi i fëmijëve, reagon QSUT

Shkruar nga Liberale
Rënia e suvasë te Pediatria dhe lëndimi i fëmijëve,

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në një nga dhomat e Pediatrisë, ku u shemb suvaja, duke plagosur një fëmijë të moshës pediatrike.

QSUT sqaron se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në pavionin ekzistues, ku në dhomë ndodheshin dy pacientë të vegjël. Sipas spitalit, gjendja shëndetësore e dy të vegjëlve aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.

"Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.

Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.

Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme", thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH