Aktualitet

RENEA në Shijak për të shpëtuar pengun e rrëmbyer në Kamzë

Shkruar nga Liberale
RENEA në Shijak për të shpëtuar pengun e rrëmbyer

Forcat speciale RENEA kanw zhvilluar një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shijak, në përpjekje për të shpëtuar një 49 vjeçar i cili u morr peng më 17 janar në Kamzë.

Bëhet fjalë për shtetasin Jak Prenga, i cili sipas informacioneve të marra dyshohet se ndodhet në këtë qytet.

Forcat speciale kishin marrë informacion se pengu mbahej në kompleksin “Golden”, i cili është në pronësi të vëllezërve Emiljano dhe Altin Hajri, të cilët janë të arrestuar në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Forcat RENEA kryen një operacion të beftë, ku rrethuan kompleksin dhe bënë kontrolle të imtësishme. Por pavarësisht kësaj, nuk arritën që të binin në gjurmët e pengut, ndërkohë që arrestuan një person, e gjithashtu gjetën edhe një arsenal armësh. Dyshimet e policisë janë se Prenga mbahet i fshehur në këtë zonë.

Ndërkohë që dyshimet e policisë janë se ai u rrëmbye për shkak të prishjes së pazarit të drogës.  Më 17 janar, dy persona dolën nga një makinë tip fuoristradë e bardhë dhe goditën e morën me forcë 49 vjeçarin, i cili ishte në Kamzë. Ata u larguan në drejtim të Fushë-Krujës. Pavarësisht se policia nisi kontrollet, nuk arriti dot që të binte në gjurmë të pengmarrësve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH