Aktualitet

RENEA e FNSH shpërndajnë turmën, shërbimi shëndetësor hyn brenda selisë së PD

Shkruar nga Liberale
RENEA e FNSH shpërndajnë turmën, shërbimi

RENEA dhe FNSH kanë larguar nga selia e Partisë Demokratike të gjithë mbështetësit e Sali Berishës. Me t’u larguar protestuesit, në selinë e PD ka mbërritur shërbimi shëndetësor.

Mësohet se ambulancat kanë shkuar në ambientet e selisë blu për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor personave që ndodhen brenda dhe që janë lënduar nga gazi lotsjellës, por edhe nga gurët e hedhur nga protestuesit.

Këta të fundit krijuan një situatë kaotike në PD, teksa shkatërruan e thyen gjithçka, në tentativë për të hyrë brenda. PD kërkoi ndërhyrjen e policisë, e cila shpërndau turmën me gaz lotsjellës dhe ujë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH