Aktualitet

RENEA dhe snajperët rrethojnë Ramën në Ukrainë, gjithçka për të mbrojtur dy kryeministrat shqiptarë

Shkruar nga Liberale
RENEA dhe snajperët rrethojnë Ramën në Ukrainë,

Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbërritën mëngjesin e sotëm në Ukrainë pas 12 orëve udhëtim me tren nga Polonia.

Dy kryeministrat bashkë me delegacionet u pritën nën masa të rrepta sigurie, teksa Edi Ramën e shoqëronte edhe RENEA.

Paradite dy kryeministrat u drejtuan për të parë nga afër bombardimet dhe krimet e luftës nga Rusia në Borodyanka dhe Irpin.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH