Aktualitet

RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Gjirokastër, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale
RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Gjirokastër, ja arsyeja

Ndërkohë që na ndajnë disa ditë nga përvjetori i vdekjes së Kostandin Kacifas ABC News ka mësuar se në Kakavijë po zbatohet një plan i fortë masash sigurie.

Që prej të enjtes në kufi kalohet me shërbim të përforcuar për të mos lejuar që të kalojnë në doganë ekstremistët e shpallur “non grata” si dhe personat me precedentë.

Si autoritetet shqiptare ashtu edhe ato greke po bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacioneve për shtetas grekë që do të hyjnë në territorin shqiptar në ceremoninë përkujtimore të Kacifas.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se forcat e Anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të shmangur incidente apo sjellje provokuese të ekstremistëve.

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtomore e JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi incidenti rëndë me minoritarin grek.

Kostandin Kacifa qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH