Aktualitet

RENEA aksin blic në Nikël të Fushë Krujës, ja ç'ndodhi për disa orë

Shkruar nga Liberale
RENEA aksin blic në Nikël të Fushë Krujës, ja

(Foto ilustruese)

Një aksion blic i forcave të RENEA-s është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të enjtes në Nikël të Fushë-Krujës, zonë e krehur edhe herë të tjera nga policia për shkak të personave me rekorde kriminale.

Lajmi bëhet i ditur nga "News 24".

Referuar burimeve policore ajo bëri të ditur se policia ka kryer kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale.

Mësohet gjithashtu se e gjithë Nikla është mbajtur në shtetrrethim për disa orë. Nuk bëhet ende me dije se në kërkim të kujt ishin forcat RENEA dhe nëse e kanë kapur objektivin e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH