Globi

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut, 7 të vdekur në 24 orë

Shkruar nga Liberale
Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut, 7 të vdekur në

Në Maqedoninë e Veriut vijon të rëndohet situata nga pandemia e koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me Covid-19.

Deri tani, në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 164 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë kryer 1019 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 persona.

Në total, numri i të prekurve ka shkuar në 3364, nga të cilët 1664 janë shëruar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH