Aktualitet

Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistes, transportohet në spital

               Publikuar në : 20:41 - 24/10/20 liberale

Një nga grevistët e urisë në Ballsh, Silva Fejzaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit.

Ajo u dërgua me automjet privat nga kolegët pasi gjendja e saj shëndetësore ka qenë shumë e rëndë.

Sipas Abcnews, gjendja shëndetësore e grevistes është e rëndë, ndërsa mjekët e spitalit janë duke i dhënë ndihmën mjekësore.

Gratë greviste janë shprehur të vendosura për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Që prej fillimit ato kanë kërkuar t’u jepen pagat e prapambetura ndryshe nuk do e lënë grevën e urisë.

Greva është në ditën e 28-të ndërsa gratë janë në ditën e 10-të të grevës së urisë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back