Aktualitet

Rëndohet bilanci/ MSH: Tre të vdekur nga koronavirusi në 24 orë

Shkruar nga Liberale
Rëndohet bilanci/ MSH: Tre të vdekur nga koronavirusi në 24

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tre persona me koronavirus kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

"Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.", njoftoi MSH. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH