Aktualitet

Rëndë në spital? Adriatik Llalla mungon në seancën e Apelit të GJKKO

Shkruar nga Liberale
Rëndë në spital? Adriatik Llalla mungon në seancën e

Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se sipas avokatit, shkak i mospranisë së Llallës në gjykatë është shëndeti i tij, pasi ai ndodhet në spital.

Mësohet se avokati ka paraqitur dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor. Ndërkohë që Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, nëse do të pranohen këto si prova apo jo.

Lala raporton se në seancë avokati ka paraqitur një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit.

Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH