
Aktualitet
Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete

Deputetja e PDIU-s në qarkun Dibër Reme Lala, e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS, ka dhënë dorëheqjen.
Sipas TCH, Reme Lala paraditen e të premtes ka dorëzuar në selinë rozë dorëheqjen. Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Reme Lala.
PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.
Nuk dihet ende nëse ajo do ti rikthehet kandidimit në Dibër nën siglën e PDIU që e bëri deputete në zgjedhjet e 2017.
Tags: deputete, dorëheqje, ps, Remem Lala
KOMENTO (0)