Globi

REL: Tetë persona humbin jetën nga sulmi turk në një provincë irakiane

Shkruar nga Liberale
REL: Tetë persona humbin jetën nga sulmi turk në një

Tetë turistë kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi turk në provincën veriore Dohuk në Irak, ka thënë media shtetërore irakiane të mërkurën.

“Bombardimet e ashpra” kanë goditur një resort në Zakho, qytet në kufi mes rajonit të Kurdistanit në Irak dhe Turqisë, ka thënë televizioni shtetëror.

Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave, duke përfshirë një njëvjeçar, ka thënë ministri kurd i Shëndetësisë, duke shtuar se të gjitha viktimat kanë vdekur pa arritur në spital.

Ministria turke e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate se dy militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) janë dorëzuar në pikën kufitare mes Turqisë dhe Irakut, e cila gjendet rreth 10 kilometra nga Zakho, por nuk ka përmendur sulmin.

Turqia kryen rregullisht sulme ajrore në veri të Irakut dhe ka dërguar komandot për të mbështetur ofensivën e saj, në kuadër të fushatës afatgjatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së kurde dhe milicisë së kurdëve sirianë YPG.

Ankaraja i konsideron të dyja këto grupe si terroriste.

PKK ka luftuar shtetin turk prej vitit 1984.

Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt, i cili në të kaluarën ka qenë i fokusuar në juglindje të Turqisë, ku PKK ka synuar krijimin e atdheut etnik./rel/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH