Globi

Rekord viktimash në Greqi, 130 vdekje nga COVID-19

Shkruar nga Liberale
Rekord viktimash në Greqi, 130 vdekje nga COVID-19

Shifra rekord të vdekurish në 24 orët e fundit në Greqi nga koronavirusi. Mësohet se përgjatë këtij intervali janë regjistruar 130 vdekje dhe 5,736 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 1.012.659, ndërkohë që në intubim janë 700 pacientë. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 568 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 132 janë të vaksinuar plotësisht. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 19,475 vdekje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH