Globi

Rekord vaksinimesh në Greqi

Shkruar nga Liberale
Rekord vaksinimesh në Greqi

Greqia arriti një rekord vaksinimesh këtë të hënë, pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin.

Autoritetet shëndetësore raportuan se janë kryer 25 mijë vaksina, ndërsa në total bëhet fjalë për 550 mijë vaksina të kryera.

Sekretari i Kujdesit Shëndetësor, Marios Themistokleous theksoi se për shkak të kushteve të motit, kishte vështirësi, megjithatë pjesa dërrmuese e qytetarëve morën dozat e vaksinës normalisht.

Po ashtu, ai bëri të ditur se për shkak të motit, pati probleme minimale në 750 qendra vaksinimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH