Aktualitet

Rekord të infektuarish, 4 persona humbin jetën nga Covid

Shkruar nga Liberale
Rekord të infektuarish, 4 persona humbin jetën nga Covid

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, 4 pacientë kanë humbur jetën.

"E kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT. Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese", njoftoi Ministria.

Nga 1412 testime të kryera janë konfirmuar 306 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 18 556 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, mes të cilëve kanë humbur jetën 469 persona, 4 prej të cilëve vetëm gjatë orëve të fundit.

Ndërkohë 71 qytetarë gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me koronavorusin duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,

16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,

6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,

4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,

2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,

1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH