Aktualitet

Rekord infektimesh në javën e 96 të pandemisë, 11 mijë raste pozitive

               Publikuar në : 17:40 - 14/01/22 ro ot

Java e 96 e pandemisë ka shënjuar rekordin e infektimeve nga virusi sars cov 2 me 11.691 raste pozitive, mesatarisht 1670 infektime të reja çdo 24 orë.

Ndërkohë shtrimet covid kanë mbetur në të njëjtat shifra më ato të muajit dhjetor 2021, totali 120-130 pacientë, çka sipas ekspertit epidemiolog Ilir Alimehmeti mbështetet në dy faktorë kyç, shkalla e lartë e imunizimit natyrore dhe vaksinal të popullatës si dhe formës së butë klinike që po manifeston varianti Omicron. Të dhënat studimore të doktor Alimehmetit që janë në të njëjtën linjë me studimet kombëtare të realizuara fillimisht në Afrikën e Jugut, Britani dhe SHBA përkojnë me gjetjet e mjekëve infeksionist në dy spitalet covid 1 dhe covid 3.

Mjekët pranojnë se në spitalet covid nuk ka për momentin asnjë pacientë të prekur nga omicron dhe
se rastet e rënda klinike të paraqitura në dy javët e para të janarit i përkasin variantit delta që ende qarkullon në mesin e popullatës shqiptare porse dukshëm e ka humbur pozicionin dominant.
Burime të sigurta nga spitali covid 1 thonë se fluksi i urgjencave ditore mbetet i fiksuar me rreth 20 urgjenca në ditë. Të njëjtat burime thonë se të gjitha urgjencat që vijnë në spital pas vetëkurimit për dy javë në banesë paraqesin forma tepër të rënda klinike me simptoma të njëjta të hasura gjatë dominimit delta në periudhën shtator-dhjetor 2021.

Në mesin e të shtruarave ndodhen edhe disa mosha të reja 20-30 vjec, si dhe tre gra shtatzëna. /BW


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back