1

Reja sulmon ashpër Xhakën: Braktisi Shqipërinë, po tallet me të gjithë ne

               Publikuar në : 16:55 - 08/11/21 liberale

Edy Reja, trajneri i Shqipërisë, ka sulmuar ashpër mesfushorin Taulant Xhaka, duke e akuzuar se ka braktisur kuqezinjtë.

Kur u pyet në konferencë për shtyp se pse Xhaka nuk u gurmbullua më pasi u rikuperua dhe u shpreh i gatshëm që të luajë, Reja u përgjigj: “Xhaka gënjen, gjithmonë ia kam nisur ftesën. Po tallet me të gjithë ne. Një herë nuk e kam grumbulluar sepse nuk aktivizohej dhe nga ajo kohë nuk erdhi më, edhe pse ftesat i shkonin”.

Më tej, Reja vijoi akuzat: “Balliu ka shumë dëshirë të jetë në Kombëtare, por më tha që nuk është në gjendje të mirë. Ka qenë gjithmonë pozitiv në qëndrimet e tij. Xhaka me ne nuk është sjellë mirë. Gjithmonë, kishte një justifikim, se nuk ishte mirë. Unë nuk braktis askënd. Është ai që e braktisi Shqipërinë”.

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back