Sport

Reja paralajmëron lojtarët: Askush të mos mendojë se është Messi

Shkruar nga Liberale
Reja paralajmëron lojtarët: Askush të mos mendojë se

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur sot në prag të ndeshjes me Andorën, e cila do të luhet në Elbasan Arena. Reja ka folur ndër të tjera për mungesën e Cikalleshit dhe Xhakës, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm për djemtë e Kombëatre.

“Kemi një grup solid dhe nëse përmendim Grezdën, më vjen keq por nuk pranoi disa situata në grup dhe vendosi të mos pranojë ftesën tonë. Është Shqipëria që futet në fushë dhe kush mendon se është Mesi, për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi”, tha Reja.

Ndeshja me Andorrën?

“Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë”.

Mungesa e Cikalleshit?

“Siç e dini Cikalleshi na ka dhënë një rendiment në ndeshjet që ka luajtur. Kemi në kontingjentin tonë 5 sulmuesë. Kemi Kamberin, Manajn, Uzunin. Sulmuesit tanë kanë të njëjtin nivel dhe karakteristika të njëjta. Unë do të vendos nesër duke parë gjendjen më të mirë fizike. Kush do që do luajë do të japë maksimumin. Kemi dhe Seferin dhe Balajn, që janë shumë të rëndësishëm. Kemi djem të tjerë që do japin më të mirën”.

Mungesa e Xhakës?

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse i nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet”.

Të sulmojmë më shumë me një skemë tjetër?

“4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para, por me 3-5-2 ne kemi dy sulmues qendror. Dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushor qendre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohem se kur luan me 5 mbrojtësa, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli , nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë, tentojmë të sulmojmë më shumë”.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit?

“Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t’i njoh pak më shumë”.

Mesfusha?

Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër dhe kemi shumë opsione. Dua që ata që afrohen të jenë të qetë dhe të lumtur që marrin pjesë pavarësisht se kush luan apo jo. Të gjithë mund të luajnë ose mund të ndodhë që nuk je në 11. E vendos trajneri kush luan dhe kush jo. Kemi një grup solid dhe nëse përmendim Grezdën, më vjen keq por nuk pranoi disa situata në grup dhe vendosi të mos pranojë ftesën tonë. Është Shqipëria që futet në fushë dhe kush mendon se është Mesi, për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH