Sport

Reja: Nuk ka eksperimente në sfidën me Turqinë

Shkruar nga Liberale
Reja: Nuk ka eksperimente në sfidën me Turqinë

Edy Reja pranon se nuk do të bëjë eksperimente përballë Turqisë. Trajneri i Kombëtares nuk do të befasojë me formacionin, duke e nisur nga minuta e parë me lojtarë të cilët e kanë shkelur disa herë fushën e lojës me fanellën kuqezi.

“Nuk do të ketë debutues nga minuta e parë, por ndoshta me kalimin e minutave”.

Takimi me Turqinë të premten në Stamboll, përveç rezultatit, do të jetë dhe një mundësi që futbollistët të tregojnë se janë përmirësuar akoma më shumë nga ndeshja me Islandën.

“Ky është një test i rëndësishëm për ne, pasi mund të vlerësojmë se si po përmirësohemi si ekip dhe individualisht. Kemi afruar lojtarë të rinj që nga muaji kaluar dhe nëse dua të shikoj nëse kemi bërë hapa përpara. Nuk duhet të lejojmë hapësira, pasi janë të fortë fizikisht dhe të aftë teknikisht. Ajo që më intereson është që të bëjmë një paraqitje të mirë gjatë të gjithë 90 minutave dhe të shoh përmirësime në lojë”.

Fitorja kërkohet si 2 vite më parë në Antalia. Kapiteni Ledian Memushaj është gati të sakrifikojë nëse marrin 3 pikët.

“Po të dal me karton të kuq dhe të fitojmë atëherë në rregull”.

Suksesi në përballjen që do të luhet të premten në orën 20:45 në Stamboll do të ishte edhe një dhuratë ditëlindjeje për trajnerin 74-vjeçar. Në 11 ndeshjet e luajtura deri më tani mes dy ekipeve, Shqipëria ka fituar 4, Turqia 5, ndërsa 2 kanë përfunduar në barazim.

Tv Klan

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH