Sport

Reja konfirmon kontratën me FSHF: Do jem sërish trajner

Shkruar nga Liberale
Reja konfirmon kontratën me FSHF: Do jem sërish trajner

Pavarësisht se nuk ka një konfirmim zyrtar, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja kanë shprehur për mediat qëndrimet e tyre në lidhje me drejtimin e kuqezinjve.

Edi Reja ka thënë për mediat italiane se ka arritur një marrëveshje të re me Federatën Shqiptare të Futbollit për rinovimin e kontratës.

Është një sfidë shumë e bukur dhe një projekt i madh që me jep entuziazëm. Do të kem në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet futbollistike dhe më pas nëse jam tekniku më i vjetër në qarkullim më jep kënaqësi. Ky është një vend i gjallë, me njerëz që kanë një vlerësim të madh për ne italianët. Ndoshta besojnë më shumë ata te ne, sesa në italianët te vetja”, ka thënë Reja.

Kujtojmë se edhe Armand  Duka u shpreh entuziast për të ardhmen e Rejas, pavarësisht se tha se mungojnë firmat.

Ai nuk rrezikon asgjë, Reja ka bërë një punë të mirë. Me siguri ai ka pjesën e tij të gabimeve, si të gjithë ne. Me Andorra është dashur të bëjmë më mirë, e nënvlerësuam, por Reja nuk rrezikon”, tha Duka./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH