Globi

Regjistrohet rasti i parë i lisë së majmunit në Malin e Zi

Shkruar nga Liberale
Regjistrohet rasti i parë i lisë së majmunit në Malin e Zi

Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar edhe në Malin e Zi. Bëhet fjalë për një shtetas malazez, i cili është në gjendje të mirë dhe pa ndonjë komplikim të theksuar shëndetësor, thuhet në një njoftimin e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi.

Laboratori i departamentit të diagnostikimit molekular të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi në bashkëpunim me Institutin e Virologjisë zbuloi dhe konfirmoi rastin e parë të sëmundjes”, thuhet në njoftim.

Autoritetet malazeze të shëndetësisë thanë se “janë marrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundje infektive”.

Po ashtu, bëhet e ditur se “të gjitha institucionet kompetente, në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare, janë njoftuar për rastin në fjalë”.

Mali i Zi kështu i është bashkuar kështu listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje.

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese higjienike-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Qytetarët këshillohen të mësojnë për vetë sëmundjen në faqen në internet të Institutit dhe të kontaktojnë mjekun në rast dyshimi për prekje nga lija e majmunit”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik, ku u paralajmërua se në vazhdimësi do të bëhet monitorimi i situatës epidemiologjike në lidhje me linë e majmunëve dhe do të informojë publikun sipas nevojës./voa/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH