Regjistrohen 3,841 raste të reja me koronavirus në Greqi në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 1.006.706, ndërkohë që 709 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 96 persona.
Mësohet se nga pacientët e intubuar, 571 persona janë të pavaksinuar. Ndërkohë, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 19,345 vdekje.