Aktualitet

Regjisori paralajmëron Veliajn: Injorant! Provo të afrohesh te Teatri

Shkruar nga Liberale
Regjisori paralajmëron Veliajn: Injorant! Provo të afrohesh te Teatri

Regjisori Edmond Budina i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet urgjentisht nga vendimi për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Duke e cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj një injorant, që nuk ka asnjë minimumin e kulturës, regjisori i bëri thirrje të mos guxojë të afrohet te teatri për ta shembur.

“Të heqin dorë urgjentisht, pasi kjo do cojë në përplasje mes qytetarëve të Shqipërisë dhe politikës. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj nehs, na kanë tërhqur zvarrë, por ne nuk do ti lëmë këta padronë. Ky kryebashkiak nuk ka asnjë të drejtë të vijë, aq më tepër në këtë kohë pandemie, hajdutçe dhe të zaptojë Teatrin Kombëtar. Le ta provojnë e të vijnë këtu. Ai s’e ka idenë cfarë është teatri”, tha Budina, /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH