
Aktualitet
Regjisori Edmond Budina te Teatri Kombëtar: Do e mbrojmë deri në fund

Regjisori Edmond Budina drejtpërdrejt nga Teatri Kombëtar tha se ai dhe kolegët do ta mbrojnë Teatrin deri në fund, duke shtuar se godina përbën vlerë kulturore europiane, e si e tillë duhet mbrojtur.
“Shkronjat mbajnë në këmbë Teatrin Kombëtar. Ky është shesh lirie. Gjesti i qëndrimit në teatër tregon se jemi luftëtar të lirisë. Ne kemi mbi 2 vjet që mbrojmë teatrin. Fakti që po e mbron Europa, tregon se ne kemi qenë me të drejtën. Fakti që Europa e merr në mbrotje, dëshmon se ne jemi me qytetarët. Kjo pjesë kulturore europiane duhet të mbrohet si e tillë. Ky pushtet i pabesë, sic ka vepruar me daljen e pushtetarëve më të lartë qendror e lokalë, duhet të ndalet. Ky teatër nese do të bjerë, nëse bie, do bjerë bashkë me ne. Do të duhet të gjejmë lekë për restaurimin e Teatrit Kombëtar. Mundësia e financimit nga shqiptarët e Europa ekziston. Shqiptarët kanë dhënë para për tërmetin, jo më për Teatrin, që është pasuri kombëtare”, u shpreh ai. /Gazeta Liberale
Tags: edmond budina, godina, rgjisori, teatri kombetar