Aktualitet

Refuzimi për betimin e Arta Vorpsit, 'Venecia' i jep të drejtë Metës

Shkruar nga Liberale
Refuzimi për betimin e Arta Vorpsit, 'Venecia' i jep të

Komisioni i Venecias ka publikuar draft-opinionin final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas paragrafit 98 të tij, presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht”, lexohet në këtë paragraf, shkruan A2.

Sipas Komisionit, KED duhet t’i çojë listat në Kuvend vetëm pasi presidenti të ketë zgjedhur, derisa të jetë plotësuar edhe Gjykata e Lartë.

Komisionit shprehet, se në të ardhmen skema e emërimeve duhet thjeshtësuar, duke i dhënë të drejtën e emërimit të njëjtit institucion që ka emëruar fillimisht gjyqtarin që ka dorëzuar mandatin. Kur flitet për mandatin, sipas sugjerimit të Komisionit, ai duhet të rishikohet në mënyrë që gjyqtarët të kenë 9 vite të plota, edhe në qoftë se janë emëruar me vonesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH