Aktualitet

Refuzimi i BE, reagon djali i Sororsit: Evropa vuan nga Albanofobia

Shkruar nga Liberale

Pas BE nuk pranoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, reagimet kanë qenë të shumta, në mbrojtje apo kundër këtij vendimit.

Mes tyre, ka qenë edhe Alexander Soros djali i George Soros, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur.

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë V në Këshill. Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionerit Johannes Hahn i cili shkruan: “Dhe vetëm për të qenë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është me 2 vendet, shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte BE ajo që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në #WB por edhe më gjerë"./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH