Aktualitet

Refugjati sirian gjendet i pajetë në një fshat të Devollit 

Shkruar nga Liberale
Refugjati sirian gjendet i pajetë në një fshat të

Një refugjat nga Siria është gjetur i pajetë paraditen e kësaj të hëne në fshatin Gripsh të Devollit. Refugjati i moshës rreth 30 vjeç është pikasur nga banorë të zonës, të cilët kishin dalë përgjatë lumit për të gjetur defektet në rrjetin e ujësjellësit dhe kishin gjetur edhe trupin.

Banorët shprehen më tej se në fshat janë të përditshëm emigrantët në këtë fshat edhe pse ai nuk është kufitar, ndërsa shkojnë më tej kur thonë se ata ju kanë dëmtuar edhe prodhimet, shkruan A2.

Trupi i pajetë i emigrantit është tërhequr nga policia dhe po i nënshtrohet autopsisë ndërsa dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit për shkak se ecnin në shi dhe flinin jashtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH