Globi

"Refugjatët e Shëngjinit", Meloni për marrëveshjen me Shqipërinë: Inteligjente! Mund të jetë shembull për vendet e tjera

Shkruar nga Liberale
"Refugjatët e Shëngjinit", Meloni për marrëveshjen

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka reaguar sërish sot në lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët të cilët pritet të akomodohen në Shëngjin.

Për Melonin kjo është një marrëveshje inovative dhe inteligjente. Sipas saj kjo marrëveshje mund të shërbeje edhe si një shembull për të tjerët.

“Sa i përket marrëveshjes tonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, e pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë. Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë.

Italia ka vendosur të jetë lider në këtë … në momentin kur ne duhet të kërkojmë zgjidhje të reja për të menaxhuar problemin që ndoshta nuk e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë deri tani”, tha Meloni gjatë një vizite në Kroaci.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH