Art - Kulture

Reformimi i Akademisë së Shkencave, emërohen 30 anëtarë të rinj

               Publikuar në : 15:00 - 28/05/21 liberale

“Edhe në Shqipëri të aftët mund të jenë të suksesshëm”, me këtë mesazh iu uroi mirëseardhjen kryetari i Akademisë së Shkencave 30 anëtarëve të rinj. Mes tyre janë 17 profesionistë që punojnë në Europë dhe në Botë.

Spikat emri i sopranos me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, si dhe studiuesi Ardian Vehbiu, ndërkohë që emrat e tjerë janë Elton Prifti, Sokrat Sinaj, Fioralba Cakoni, Bardhyl Demiraj, Bajram Berisha, Ardian Ndreca, Kujtim Shala, Eno Koço, Fetah Podvorica, Ali Aliu, Luan Starova, Rexhep Ismajli si dhe italianët Matteo Mandalà dhe Francesco Altimari.

Sipas kryeministrit Rama reforma ne Akademi po jep frytet e duhura. “Nuk kam asnjë aluzion se ligji i miratuar është më i përsosuri i mundshëm, por i ka kthyer vendin kërkuesve të vërtetë dhe besoj se i ka dekurajuar sharlatanët e shkencës që në një pikë të caktuar arritën deri dhe të flasin në emër të ASH. Në fund të fundit ky ishte dhe qëllimi kryesor. Sot kjo akademi bazohet në disa parime”, deklaroi ai.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back