Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ "Zbato planin ose hap krahun", Rama i përgjigjet Bashës

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore/ "Zbato planin ose hap krahun", Rama i

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u ndal tek reforma zgjedhore dhe tek kërkesa e Luzim Bashës, i cili i kërkoi kryeministrit që të zbatojë planin e hartuar prej opozitës ose të hapë krahun.

“Të gjitha ata që e kundërshtojnë Shqipërisë janë edhe kundërshtarë të zgjerimit, do të thotë se Shqipërinë nuk e kanë as armike . Por ën momentin që iu del përpara Shqipërisë, e përdorin si dordolec dhe e përdorin për interesat e tyre politike. Pse mos t’ua themi njerëzve këtu. Ata nuk është se nuk e duan Shqipërinë, por nuk duan hapjen e Evropës. Nëse jemi patriotë dhe nëse e kemi të ndarë Evropën nga qeveria socialistE duhet urgjent bashkërisht duhet të bëjmë reformon si fazë të mbarë dhe të marrin një nga një rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ato janë e zeza mbi të bardhë. Merren dhe futen në ligj dhe me atë letër i thuhet Gjermanisë mike, që është avokate e negociatave sot, ne i kemi plotësuar kushte. Flasim edhe për votën e emigrantëve, do ta bëjmë edhe pa ju. Ata që s’janë këtu dhe thonë hap krahun.

Unë s’di t’i jap makinës. Ti thotë këmbësori që rri tek hija e fikut makinës: hap krahun. Me çfarë dekreti hyjnor ma ke dorëzuar planin. Kush je ti, kë përfaqëson?”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH