Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Yuri Kim: Shqipëria është në një fazë kritike

               Publikuar në : 20:48 - 02/06/20 liberale

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me Këshillin Politik. Kim tha se ishte një takim i gjatë, por që ende nuk ka arritur në konsensus dhe së do të vazhdojë sërish nesër.

Kim tha gjithashtu se Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e vendosur nga BE për integrimin e Shqipërisë dhe se SHBA do të punojë derisa të plotësohet dëshira e shqiptarëve për të qene pjesë e unionit.

Që të tre kemi shpenzuar 9 orë dhe ka qenë një ditë e gjatë. Të gjithëve iu është kërkuar në mënyrë që Shqipërisë të fitojë, Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj.

Sikurse jeni në dijeni që BE ka vendosur një sërë kushtesh për integrimin e Shqipërisë, mes të cilave është edhe Reforma Zgjedhore. Qëllimi ynë sot edhe nesër, pasi takimi do të vazhdojë edhe nesër është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHIR për të qenë anëtare e BE.

Nëse partitë do të arrijnë në konsesus përtej rekomandimeve biem dakord. Nëse konsensusi për këto pika nuk arrihet, atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa. Dëshira e SHBA ashtu edhe e shqiptarëve është që të bëhen pjesë e BE“, tha Kim./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back