Aktualitet

Reforma Zgjedhore, palët ulen sërish në tryezë

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore, palët ulen sërish në tryezë

Është mbledhur ditën e sotme tryeza për Reformën Zgjedhore. Bashkë me katërshen që u ulën në tryezën e parë,  kësaj radhe kanë qenë edhe ekspertët përkatës në atë që u quajt më herët Këshilli Politik.

Këshilli politik u formua me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të Komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.

Opozita e Bashkuar, përfaqësohet në Këshillin Politik, me:

- Oerd Bylykbashi

- Petrit Vasili

- Mesila Doda

- Fatmir Mediu

- Vangjel Dule

Mazhoranca dhe opozita parlamentare përfaqësohet me:

Bashkedrejtuesit e Komisionit Parlamentar te Reformes Zgjedhore

- Damian Gjiknuri

- Rudina Hajdari

Grupi Parlamentar i Partise Socialiste

- Ervin Bushati

Grupi Parlamentar Demokrat

- Myslym Murrizi

Grupi parlamentar i pavarur

- Nimet Musai/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH