Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ OSBE ul sërish në një tryezë PD dhe PS  

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore/ OSBE ul sërish në një tryezë PD dhe PS

Partia Demokratike e Partia Socialiste do të ulen së bashku në një tryezë për Reformën Zgjedhore. Mësohet se PD ka pranuar kërkesën e OSBE dhe të martën do të zhvillojnë një takim me dy kryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknurin e Rudina Hajdarin.

Ashtu si në takimin e parë, edhe në këtë tryezë, PD do të jetë në nivel teknik. Ndërsa në fokus të saj do të jetë financimi i partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Kujtojmë që të premten u votua për shtyrjen e Reformës Zgjedhore deri në shkurt të 2020./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH