Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Hajdari del kundër kompromisit maxhorancë-opozitë

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore/ Hajdari del kundër kompromisit

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tha pas mbedhjes së Këshillit Politik se PS dhe PD kanë rënë dakord për financim miks të fushatave zgjedhore, duke kërkuar dyfishim të buxhetit nga qeveria, por sipas saj, këto para do të jenë të taksapaguesve shqiptarë.

“Propozuam një ligj për referendumin, pasi nëse do ta kishim këtë Teatri Kombëtar nuk do të ishte shembur sot. I bëj thirrje Lulzim Bashës të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare dhe të mos bëjë më marrëveshje me Edi Ramën, sepse sa herë gjendet ngushtë, ata bëjnë pazare.

Nëse ne ndryshojmë fashat e orarit të atyre që votojnë, ne I mbyllim derën diasporës. Në qershor vijnë shumë njerëz nga diaspora. Këta po heqin këtë fashë, duke iu hequr të drejtën diasporës për të votuar. Pra, me këtë ndryshim ne I mbyllim dy herë derën diasporës.

Një gjë tjetër, ishte financimi i partive. Kanë rëndë dakord PS-PD, që financimi të dyfishohet. Këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptar dhe minimum është të japin një shpjegim pse duan dyfishim të kësaj shume. Duhet t’iu japim shqiptarëve ndryshim të sistemit, ose t’i bëjmë të zgjedhin me referendum, nëse e duan ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH