Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Propozimet e PD do t’i marrim nga OSBE

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Propozimet e PD do t’i marrim nga OSBE

Damian Gjiknuri, kryetari i mazhorancës në Komisionin për Reformën Zgjedhore tha se Partia Socialiste është gatshme dhe ka rënë dakord që opozita parlamentare të vijë me një propozim për reformimin e sistemit zgjedhor dhe më pas kjo të diskutohet në komision.

Sa i përket propozimit të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, Gjiknuri theksoi se ajo mund t’i dërgohet OSBE-së dhe më pas t’i kalojë Komisionit Parlamentar.

“Nëse ata do të përgatisin draftin e tyre duke ia dhënë OSBE-së, ne do të kemi mundësi ta marrim dhe ta trajtojmë, meqë ata kanë kompleks për t’u ulur me ne”, theksoi Gjiknuri./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH