Aktualitet

Reforma Zgjedhore, BE apel palëve: Duhet dialog konstruktiv!

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore, BE apel palëve: Duhet dialog konstruktiv!

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic tha se të gjithë aktorët politikë në Shqipëri të kontribuojnë përmes dialogut për Reformën Zgjedhore.

Ndërsa shtoi se zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

“Reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë. I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë. BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv, dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore”, theksoi Maja Kocijancic në prononcimin për ATSH-në. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH