Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Basha takon Yuri Kim në rezidencën amerikane

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore/ Basha takon Yuri Kim në rezidencën amerikane

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua pasditen e kësaj të premteje me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë. Mësohet se ecuria e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore ishte në fokus të këtij takimi.

Diskutimet për Reformën Zgjedhore kanë mbetur te rioganizimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku PD, ka paraqitur dy propzime në Këshillim Politik.

Kujtojmë, që kryeministri Rama theksoi këtë të enjte në Parlament se marrëveshja është në fije të perit dhe opozita duhet të reflektojë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH