Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se alternativa e kryeministrit Edi Rama ka qenë përherë ndërtimi i shtetit privat, që nuk ndihmon dhe nuk punon për njerëzit.
Ndërsa thekson se beteja e PD-së për demokracinë është beteja për ndëtimin e një shteti që punon për njerëzit dhe për këtë duhen ndryshime të thella.
Postimi i Bashës:
Alternativa e Edi Ramës ka qenë dhe mbetet ndërtimi i shtetit privat, që nuk ndihmon dhe nuk punon për njerëzit.
Beteja jonë për demokracinë është beteja për ndëtimin e një shteti që punon për njerëzit dhe për këtë na duhet ndryshime të thella. Plani ynë fillon me një Reformë Zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin, do të hedhë themelet për një ekonomi të fortë e të qëndrueshme dhe do të shtrojë rrugën për integrimin europian.
Vizioni dhe alternativa jonë është e thjeshtë dhe e mundur!
Ja sesi do ta realizojmë 👇 /Gazeta Liberale
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/191376512277454/