Aktualitet

Reforma territoriale, Basha jep porositë për drejtuesit e degëve

Shkruar nga Liberale
Reforma territoriale, Basha jep porositë për drejtuesit e degëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme takim me drejtuesit e degëve të kësaj partie.

Në fokus të këtyre takimeve ka qenë Reforma Territoriale, e cila është një nga prioritetet e selisë blu.

Sipas burimeve brenda PD-së, ndryshimet e vitit 2014, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Kryedemokrati Basha ka porositur krerët e degëve të PD-së të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH