Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ SHBA i jep 5.5 milionë USD Shqipërisë për…

               Publikuar në : 10:57 - 04/06/20 liberale

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se SHBA ka dhënë një tjetër ndihmë për Shqipërinë,  për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës, që kap shifrën e 5.5 milionë dollarë.

Sipas Amerikës, kjo vlerë do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA). Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi. Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Gazeta Liberale

🇦🇱 | Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 4. Juni 2020

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back