Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA: S’duhet të ndalet kurrë!

               Publikuar në : 10:46 - 02/04/20 liberale

Ambasada amerikane në Tiranë përtej situatës së krijuar nga koronavirusi nuk ka harruar Reformën në Drejtësi, e cila sipas saj, nuk duhet të ndalojë së punuari.

Në disa foto të publikuara nga ambasada në “Facebook” shfaqen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia, me kompjuterët që iu ka dhuruar OPDAT e ambasadës së SHBA.

“Fotot e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike.

Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada. /Gazeta Liberale

🇦🇱 | Fotot e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 2. April 2020

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back