Aktualitet

"Referendum për Kushtetutë", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Referendum për Kushtetutë", hap sot Gazetën Liberale

Si gardian i shpallur i Kushtetutës, qysh me dekretet e qershorit, presidenti Meta jo vetëm që e ka vendosur mbi të vijën e kuqe, por kërkon ta mbrojë duke thirrur në ndihmë sovranin.

Duke iu referuar Kushtetutës së vitit 1998, miratuar me Referendum 22 nëntorin e 21 viteve më parë, kreu i shtetit tha dje në konferencën e tij për shtyp që të ishte populli shqiptar ai që do të vendoste “nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore”.

Referendumi do të thoshte pasditen e djeshme Meta, është demokracia e direkte dhe në veprim, duke iu përgjigjur kështu sugjerimeve të ndërkombëtarëve për të thirrur e më pas zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH