Aktualitet

Redjan Rraja, kushëriri i Rrahman Rrajas? Reagon deputeti i PS

Shkruar nga Liberale
Redjan Rraja, kushëriri i Rrahman Rrajas? Reagon deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka folur për Abc News pas arrestimit të Redjan Rrajas si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Sipas Abc News ky i fundit i ka thënë se nuk ka lidhje të afërta me Rrajan dhe se lajmin e ka mësuar nga mediat.

“Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në antetat. Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua. Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme. Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit. Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, ka thënë deputeti. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH