Sociale

Red Radoja publikon foton e rrallë me të atin: Kaluan dy vjet

Shkruar nga Liberale
Red Radoja publikon foton e rrallë me të atin: Kaluan dy vjet

Sot është 2 vjetori i ndarjes nga jeta e aktorit, Guljelm Radoja. Aktori ndërroi jetë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësuar për shkak të covid-19.

Në përvjetorin e vdekjes së tij, djali i aktorit, Red Radoja ka postuar një foto të veçantë ku duken babë e bir. Në foton e publikuar bardhë e zi duket djali i aktorit është i vogël dhe vetë aktori shumë i ri.

“Kaluan dy vjet”, shkruan ai përbri fotos.

“Është e vështirë pa të . Më duket sikur ka dalë e do të kthehet sërish… Ende nuk pajtohem me idenë se ai ka ikur për të mos u kthyer më…”, u shpreh pak javë më parë në një intervistë për Report tv pianisti i njohur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH