Aktualitet

Reciprociteti për targat/ Rama del në mbështetje të Kosovës

Shkruar nga Liberale
Reciprociteti për targat/ Rama del në mbështetje të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë për reciprocitetin e vendosur ndaj Serbisë ku u ndalohet hyrja me makina me targa serbe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së këtij konflikti në këtë pikë.

Sipas tij, Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë ndërsa Bashkimi Europian të ndërmjetësojë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, – shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH