Shije

Receta për byrekun më të thjeshtë

               Publikuar në : 14:48 - 27/10/19 liberale

Dy përbërësit kryesore të byrekut e dimë që janë petët dhe mbushja. Në kohët e sotme kur nuk keni shumë kohë për të bërë gjithçka, më mirë se të blesh të gatshme mund ti bësh vetë. Në këtë recetë do të flasim për byrekun e thjeshtë me qepë dhe domate.

Për një byrek modest për dy persona ju duhet: 1 pakto pete sflojate 1 qepë 2 domate mesatare vaj ulliri, kripë, piper, paprika 1-2 thelpinj hudhër 1 të verdhë veze

Përgatitja

Nxehni furrën në 180 gradë (ose sa specifikohet në paketimin e petës sfoljatë) Në një tigan të thelle, të nxehur me vaj ulliri shtoni qepët e prera në kubike të vogla edhe skuqini. Shtoni gjithashtu edhe hudhrat e prera holle. Qepëve shtojini kripë dhe piper. Gjatë kohës që qepët gatuhen, pritni domatet në kubike të vogla gjithashtu. Sapo te jene afërsisht gati qepët shtoni pak paprika, trazojini mirë edhe lërini të marrin një të skuqur të shpejtë Shtoni domatet edhe gatuajini deri sa të humbin formën. Këtu keni zgjedhje – nëse mbushjen e doni që të ketë pak formë, gatuajeni deri sa domatet të marrin formen e salcës edhe e keni gati – nëse pastaj mbushjen e doni tërësisht të shpërbërë, hidhini pak ujë edhe gatuajeni deri sa të shterojë. Unë zgjodha të parën. Në një tavë, të shtruar me letër kuzhine që të shmangim ngjitjen, hapim me kujdes sfoljatën, shtojmë mbushjen edhe e mbulojmë si një kalcone. Lyejeni me të verdhë veze, hidhini pak kripë sipër. Mos përdorni vaj pasi sfoljata ka plot yndryrë E vendosim në furrë edhe e pjekim deri sa të shikoni që sfoljata është gati (ose sa specifikohet në paketimin e petës sfoljatë). Nxireni, lëreni të rrijë pak sa të ftohet edhe është gati. Gjith e gjith do ju duhen rreth 25 minuta që ta keni gati gati. Mos harroni! Sfoljata ka një nevojë, të lyhet me të verdhë veze siper para se të futet në furrë, pasi thahet kollaj. Këtë hap mos e harroni.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *