Aktualitet

Reagon Petrit Vasili: "Metamorfoza dhe Ushtria qe mbjell droge, groposja pa kthim e qeverisjes mafioze Rama"

Shkruar nga Liberale
Reagon Petrit Vasili: "Metamorfoza dhe Ushtria qe mbjell droge, groposja pa

Petrit Vasili nënkryetari i PL, ka reaguar sërish në lidhje me aferën e inceneratorëve ku në ‘Facebook’ shkruan se qeveria ka vjedhur hapur, me bindjen hetimet nuk do të hapeshin kurrë dhe pandëshkueshmëria do të ishte absolute.

Vasili thekson se kjo aferë është ‘metamorfoza’ dhe ushtria që mbjell drogë dhe groposja pa kthim e qeverisë mafioze Rama, ku shton se kur ushtria mbjell lëndë narkotike kuptohet se deri ku është kriminalizuar.

Ndër të tjera thekson se “Shqipëria është pa qeverisje dhe thjesht një bandë kusarësh që tërheqin zvarrë orët e qeverisjes për të vjedhur edhe qindarkat e fundit”.

Postimi i plotë:

Inceneratoret, “Metamorfoza” dhe Ushtria qe mbjell droge, groposja pa kthim e qeverisjes mafioze Rama!

Vjedhja e qindra milion euro ne aferen e inceneratoreve eshte tashme hapur tej e tej. Njeri dokument eshte me i rende dhe kompromentues se tjetri. Vjedhja eshte kryer hapur dhe trashe sepse qeveria dhe klientet e saj kane qene te bindur se letrat nuk do hapeshin kurre dhe pandeshkueshmeria do te ishte absolute. Ne cdo vend tjeter me funksionim normal te shtetit ligjor do te ndodhte nje proces i madh hetimi dhe arrestimesh ne mase nga drejtesia duke filluar nga Rama,Veliaj dhe me radhe ministra e kryetare bashkie etj etj. Nje gje eshte e sigurte qe procesi nuk do mbyllet dot as ti lihet harreses dhe as te prishesn provat sepse keto fakte te tmerrshme jane prove e opinionit publik. Ndersa operacioni Metamorfoza tregon se si Rama me Ministrine e Brendeshme dhe policine e inkriminuar ndertuar narkoshtetin. Krimi dhe policia te bere njesh si kurre nd9njehere ne historine e pluralizmit shqiptar. Tani te te gjithe e kuptojne arsyen e miratimit te ligjit per Legalizimit e Kanabisit Mjeksor i cili gjoja do kontrollohet nga policia e kapur per fyti nga trafiku i droges dhe kriminelet.

Kur ushtria kultivon kanabis kuptohet se cfare kellire e kriminalizuar eshte kjo qeverisje. Akti i fundit i ushtrise tejkaloi edhe narkoshtetet qe njihen ne bite te cilet te paten per sy e faqe ushtrine e mbajne jashte nga narkotrafiku e nderkohe ne Shqiperi Peleshi vazhdon paturpesisht te rtije ne nje kartige qe qelbet ere kanabis. Edi Rama eshte tashme nje kufome mafioze bashke me kukullat e tij ne qeveri qe ka vdekur ligjerisht , moralisht dhe politikisht. Shqiperia eshte pa qeverisje dhe thjesht me nje bande kusaresh qe terheqin zvarre oret e qeverisjes per te vjedhur edhe qindarkat e fundit.

Permbysja e tyre eshte mision, detyre, imperativë!!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH